Sarri: Manchester City favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Manchester City është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, për shkak se do ta bëjë prioritet suksesin në Evropë këtë sezon, sipas trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri.

Man City e mposhti 1-4 Dinamo Zagrebin, të mërkurën mbrëma dhe e mbylli fazën e grupeve si fitues i atij C, duke e siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në këtë garës.

Por City është i treti në Premierligë – 14 pikë prapa liderit Liverpool – gjë që e bën Sarrin të besojë se gjiganti anglez do të përqendrohet 100% në Evropë tani.

“Më vjen në mënyrë spontane të mendoj se Manchester City është favoriti im për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha Sarri,

“Mbresat që ky ekip m’i ka lënë më kanë bindur se City mbase do të përqendrohet më shumë në Ligën e Kampionëve sesa në Premierligë këtë sezon”, shtoi ai.