Italiani

Sarri i pakënaqur me paraqitjen e Chelseat në fitoren kundër BATE-s

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është ndarë i pakënaqur me performancën e skuadrës së tij në fitoren e ngushtë 0-1 ndaj BATE Borisovit.

Goli i Olivier Giroud pas 794 minutave ishte një prej pak gjërave pozitive për londinezët, teksa klubi bellorus goditi shtyllën tre herë.

Në përfundim të ndeshjes Sarri ishte i shqetësuar teksa Chelsea siguroi vendin e parë me 12 pikë në grupin L.

“Nuk kemi luajtur shumë mirë. Nuk më pëlqeu pjesë e parë sepse e lëvizëm topin shumë ngadalë. Ishte shumë e vështirë të ishim të rrezikshëm. 25 minutat e para të pjesë së dytë ishin pozitive por pjesën tjetër nuk e menaxhuam si duhet. Gjëja më e vlefshme janë 3 pikët, ndërsa nuk ishte edhe e lehtë të zhvillonim një ndeshje të mirë këtu për shkak të kushteve”, u shpreh Sarri.

Pas Moratas që shënoi dy gola me Crystal Palace, edhe sulmuesi tjetër i “The Blues”, Olivier Giroud u zhbllokua nën drejtimin e Sarrit, me trajnerin italian që tha se francezi është shumë i rëndësishëm për skuadrën teksa iu gëzua golit të 32 vjeçarit.