Sarri i kënaqur me Hazard: Do të startojë prapë si sulmues kryesorë

Përveç fitores 2:0, Maurizio Sarri ka marrë edhe një shenjë pozitive nga ndeshja kundër Manchester City.
Në këtë përballje, ishte një lëvizje interesante e Sarrit, që gjeti Eden Hazard në pozitën e sulmuesit kryesorë, apo siç njihet në zhargonin e futbollit, në pozitën e 9shit.

Me lojën e belgut në atë pozicion duket se ka mbetur shumë i kënaqur trajneri italian, i cili ka thënë se Hazard me shumë gjasë do të vazhdojë të luajë në atë pozicion.

“Ai pati disa probleme në pjesën e parë, por mendoj se në pjesën e dytë ishte i jashtëzakonshëm. Ndoshta ka merituar që të shënonte” ka thënë Sarri pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se është një opsion shumë i mirë. Do të luajmë si sot në disa ndeshje në të ardhmen, sigurisht” ka thënë tutje trajneri italian.

Sarri ka pasur probleme tek Chelsea me sulmuesit “klasik”. As Olivier Giroud dhe as Alvaro Morata nuk e kanë dhënë maksimumin e tyre, duke mos gjetur formën e duhur.

Duket se Eden Hazard tashmë do ta mbyllë edhe këtë problem për londinezët.