Sarri i beson Ronaldos ani pse CR7 ka rekord të zi!

28 tentime për gola me Juventusin nga gjuajtjet e lira, por Ronaldo vazhdon të ‘agjërojë’ me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’ në këtë aspekt.

Dikur ishte ndër më të mirët për goditjet e dënimit dhe shënonte gola të bukur si me Manchester Unitedin, ashtu edhe me Real Madridin.

Por, që kur Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus, portugezi s’ka arritur asnjëherë ta dërgojë topin në rrjet nga gjuajtja e lirë.

55 prej 701 golave në karrierë kanë ardhur nga gjuajtjet e lira, 13 në gjashtë vite te Manchester United dhe 30 në nëntë sezone te Real Madrid, por CR7 po vuan te “Zonja e Vjetër” në këtë aspekt.

Për gati një sezon e gjysmë, Cristiano ka provuar të shënojë gol nga gjuajtjet e lira plot 28 herë, por pa sukses (deri tani): 28 gjuajtje të lira, 7 pritje nga portieri, 2 mbi portë, 19 goditje në ‘mur’.

Sido që të jetë, Maurizio Sarri, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, ka konfirmuar se CR7 do të vazhdojë të jetë ai që vendos në fund për gjuajtjet e lira.

“Cristiano dhe Miralem vendosin për gjuajtjet e lira, është në dorën e tyre”, u shpreh Sarri të premten para ndeshjes me Lecce.

loading…