Sarri flet për reagimin e Ronaldos pas zëvendësimit

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri pranoi se do të shqetësohej nëse Cristiano Ronaldo nuk do reagonte ashtu pasi ishte zëvendësuar edhe njëherë të dielën.

34-vjeçari u zëvendësua nga Paulo Dybala në minutën e 55′ gjatë ndeshjes së Juventusit në Serie A me Milanin dhe menjëherë shkoi drejt tunelit pasi doli nga fusha,

Mediat në Itali sugjerojnë gjithashtu që Ronaldo u largua nga stadiumi tre minuta para përfundimit të ndeshjes – të cilën Dybala e vulosi përfundimisht me një goditje të minutës së 77′.

“Ne duhet të falënderojmë Ronaldon, sepse ai bëri një sakrificë që të jetë aty mbrëmë në një situatë të vështirë”, i tha Sarri pas ndeshjes Sky Sport Italia.

“Ai bëri gjithçka të mundshme për të luajtur, por pashë që ai nuk ishte mirë dhe mendova se ishte më mirë për ta hequr. Është e natyrshme që një lojtar do të irritohet kur largohet nga fusha, veçanërisht kur ai punoi aq shumë për të qenë atje”.

“Gjatë muajit të fundit, ai ka pasur këtë problem të vogël në gju, ai ka pasur një dhimbje në stërvitje dhe kjo dëmton ligamentin kolateral. Kur stërvitet me intensitet të lartë ose luan, kjo e çekuilibron atë, kështu që ai përfundon duke e kompensuar dhe kjo dëmton muskujt e kofshëve”.

“Po ndikon në përformancat e tij dhe ai nuk është në të mirën e tij për momentin. Të gjithë lojtarët që po përpiqen të japin më të mirën do të kenë të paktën pesë minuta duke u mërzitur kur të zëvendësohen, por në përgjithësi një trajner do të shqetësohej shumë nëse nuk do të duket i mërzitur”, deklaroi italiani.

loading…