Maurizio Sarri konfirmohet në stolin e Chelseat të paktën deri të mërkurën në mbrëmje kur Chelsea i tij të sfidojë Tottenhamin në Premier League.
Paraqitja e skuadrës në finalen e FA Cup, ishte inkurajuese dhe pavarësisht humbjes me penallti, Sarri tregoi se ka ende nën kontroll dhomat e zhveshjes dhe për këtë arsye presidenti Abramovich ia ka dhënë dhe një shans tjetër.
Gjithsesi një humbje në derbin e Londrës ndaj Tottenham të mërkurën mund t’i vendosë kapak largimit të Sarrit nga Chelsea.







