Sara Hoxha

Sara Hoxha shtatzënë na tregoi anën tjetër të medaljes që nuk e shohim në Instagram

Shumë shpejt, pritjes së ëmbël do t’i vijë fundi dhe Sara Hoxha e Ledri Vula do të bëhen prindër për herë të parë.

Sara do të sjellë në jetë një vogëlushe, e cila ende pa lindur ka ndryshuar botëkuptimin e prindërve të saj.

Në një intervistë së fundmi, Ledri tregoi me zemër të hapur si e ka ndryshuar e vogla pa ardhur ende në jetë, ndërsa zbuloi se së shpejti mund të ketë edhe një dasmë.

Mirëpo, ajo çfarë shohim në Instagram është vetëm njëra anë e medaljes.

Me të drejtë duke parë fotot e Sarës, ndjekësit kanë menduar se shtatzënia e saj po shkon “vaj”, por në fakt nuk është ashtu.

Një ndjekëse shtatzënë e ka pyetur partneren e Ledrit nëse edhe ajo ka shqetësime si të gjithë femrat e tjera shtatzënë.

Epo, vuajtjet ia vlejnë kur në fund merr një mrekulli në krahët e tu!