, Sara Gjordeni

Sara Gjordeni tregon mbështetje për një nga banorët, teksa i dedikon mesazh inkurajues

Pas përjashtimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3” për shkak të një përleshje fizike me Françeska Muratin, Sara Gjordeni ka qenë qendra e vëmendjes së medieve.

Gjithashtu, modelja dhe ish-missi nuk ka humbur interesin për zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ditën e sotme, Sara ka bërë një rikthim të bujshëm në rrjetet sociale përmes një InstaStory të veçantë që ka zbuluar se cili është banori i saj i preferuar në këtë edicion.

Foto: Sara Gjordeni/Instagram

Ajo ka zgjedhur të publikojë një video të Heidi Bacit në një moment të ndjeshëm, ku konkurrentja shfaqet duke qarë pas një debati me Julian Dedën.

Fjalët e zgjedhura në postim janë “Durim o Baci”, një shprehje mbështetëse që dëshmon simpatinë e Sarës ndaj Heidit.

Foto: Sara Gjordeni/Instagram

Kjo duket të jetë një mbështetje publike dhe një formë inkurajimi për t’i përballuar me guxim sfidat dhe momentet e vështira që mund të shfaqen në lojë.

Në mënyrë të paqartë, Sara ka treguar gjithashtu se është një “tifoze” e lidhjes romantike mes Heidit dhe Romeo Veshaj.