Sulmuesi gjerman

Sane përjashton mundësinë e transferimit te Manchester United

Sulmuesi i Manchester Cityt, Leroy Sane hedhi poshtë raportimet se ai mund të jetë objektiv për transferim nga rivalët, Manchester United.

Trajneri Pep Guardiola pati thënë më herët se klubi është duke punuar të zgjat kontratën e Sanes, e cila skadon në vitin 2021, ndërsa gjatë javës qarkullonin spekulime se ish lojtari i Schalkes mund të kalojë te Manchester United.

“Kjo nuk do të ndodh, jam shumë i lumtur këtu dhe jam në anën e duhur”, u shpreh shkurt Sane kur u pyet lidhur me mundësin e transferimit te “Djajtë e Kuq”.

Sane ka shënuar 3 gola këtë sezon në Premier League, me gjermanin që e ka përmendur rëndësinë e shpërndarjes së gjërë të golashënuesve teksa Aguero prin me 7 gola, i ndjekur nga Sterling që ka realizuar një gol më pak.

“Është shumë e rëndësishme të mos i kesh vetëm 2-3 lojtarë që shënojnë. Ndoshta një ditë ata nuk shënojnë dhe pastaj skuadra humbet. Ne kemi uri për sukses dhe është forcë shtesë që kemi lojtarë të shumtë që shënojnë gola. Poashtu kemi uri edhe për të asistuar për njëri-tjetrin, pastaj gjithçka është më e lehtë”, përfundoi Sane.