Sane: Mungesa e Ozilit në Gjermani, për “keqardhje”

Anësori i Manchester City është përgjigjur në një pyetje të padëshiruar derisa Die Mannschaft ka mbajtur konferencën për shtyp në një shkollë fillore

Leroy Sane mendon se “është për keqardhje” që Mesut Ozil nuk luan më për Gjermaninë pasi që është pyetur për ish lojtarin e Kombëtares nga një nxënës i vogël të martën.

Ylli i Arsenalit Ozil paralajmëroi largimin nga futbolli në Kombëtare në korrik pasi që akuzoi presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel për diskriminim dhe paaftësi.

Kjo erdhi pasi që mesfushori mendonte se është kritikuar pa të drejtë nga kritikët pasi që ishte takuar në maj me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Për mua përsonalisht, është për keqardhje”, tha ai. “Do të dëshiroja që të luaja me të pak më shumë, si futbollist por edhe si shok të mirë që e kam”.

“Fatkeqësisht, nuk është kështu më, por mendoj që ne edhe tani kemi disa lojtarë shumë të mirë, të cilët kuptohemi shumë mirë dhe mësojmë shumë nga njëri-tjetri”.