Samuel Eto’o: Afrikanët nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet

Samuel Eto’o, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, në një intervistë të fundit ka deklaruar se lojtarët afrikanë janë të nënvlerësuar, duke iu referuar faktit që vetëm George Weah e ka fituar Topin e Artë.

38-vjeçari theksoi se “në Afrikë dominojnë mediet perëndimore dhe kjo sigurisht ka ndikim, sepse njerëzit duan të shohin një gol të Messit. Kam fituar kaq shumë trofe dhe kam shënuar kaq shumë gola aq sa për mua është sikur të kem fituar Topin e Artë. Nuk do të ishte skandal nëse Salah apo Mane e fitojnë këtë çmim. Futbollistët afrikanë nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet.”

Sipas Eto’o problemi duhet gjetur edhe tek afrikanët, që kanë xhelozi dhe e urrejnë njëri-tjetrin. Ai shtoi se “nëse të gjithë afrikanët do të votonin për afrikanët, me siguri do të kishim fituar disa çmime.”

loading…