Sampdoria zgjedh Ranierin para De Biasit

Gianni de Biasi mbetet sërish në “stol”. Ish trajneri i Shqipërisë, nën drejtimin e të cilit kuqezinjtë shkruan historinë me pjesëmarrjen në Euro 2016, duhet të presë gjatë për të marrë drejtimin e një skuadre.

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka zgjedhur Claudio Ranierin për të zëvendësuar të shkarkuarin Eusebio Di Francescon.

Palët kanë gjetur gjuhen e përbashkët dhe tashmë pritet të përcaktohen vetëm disa detaje të vogla ekonomike para se të bëhet zyrtarizimi i Ranierit (gjatë ditës së sotme).

Trajneri që bëri histori me Leicester Cityn, për ironi të fatit do të debutojë në krye të Sampdorias kundër Romës, ish skuadrës së tij, në javën e tetë të Serie A.

loading…