Sampdoria – Roma, formacionet zyrtare

Sampdoria dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë mysafirë të Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A, e cila zhvillohet në Luigi Ferraris nga ora 15:00.

Ekipi i drejtuar nga Pablo Fonseca është në formë të luhatshme dhe kërkon tri pikër për të mbetur në hap me katër pozitat e para.

Në anën tjetër, vendasit gjenden në pozitën e fundit dhe tri humbje radhazi, kështu që synojnë rezultat pozitiv për të fituar besimin.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Murillo, Colley, Murru; Vieira, Bertolacci, Jankto; Rigoni; Gabbiadini, Quagliarella

Roma: Pau Lopez; Spinazzola, Mancini, Smalling, Kolarov; Veretout, Cristante; Kluivert, Zaniolo, Florenzi; Kalinic

loading…