Sampdoria e Augsburgu në garë për futbollistin e Kosovës

Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dreseviq, është duke u kërkuar nga klubet që vijnë nga Serie A dhe Bundesliga.

Skuadra e parë që ka shprehur interesim për kosovarin është Sampdoria, por që pas tyre tani në garë është futur edhe Augsburgu.

Sipas medieve italiane, Sampdoria ka kohë që është duke e shikuar si mundësi kosovarin, i cili do t’i skadojë kontrata me Heerenvenin.

Dy klubet pritet të garojnë për të marrë kosovarin, i cili në këtë sezon ka shkëlqyer me skuadrën holandeze.

Dresevic këtë sezon në Holandë zhvilloi 32 paraqitje.