Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, ka thënë se ai nuk do të votojë për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Këtë e ka arsyetuar pasi që PZAP dhe Gjykata Supreme i kanë hedhur poshtë ankesat e VV-së për rivotim me postë të votave të diasporës.

Ai po ashtu ka thënë VV-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se kërkon masë të përkohshme, shkruan Ballkani.info.