Salla pushtohet nga brohoritmat ‘Kosova’ në Algjeri, gjatë hapjes së Lojërave Mesdhetare

Zyrtarisht janë hapur Lojërat Mesdhetare të cilat këtë vit po mbahen në Oran të Algjerisë, dhe do të zgjasin deri më 6 korrik, 2022.

Në ceremoninë hapëse që u mbajt në Stadiumin Olimpik të Oranit, ekipi i Kosovës – me 40 anëtarë – parakaloi në prezencën e mijëra spektatorëve, derisa flamuri mbahej nga karateistja Fortesa Orana dhe mundësi Egzon Shala.

Në videon e mëposhtme mund të dëgjohen mijëra algjerianë duke brohoritur emrin e Kosovës.