Salihu: Të premten inaugurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Të premten, 23 korrik, në stadiumin e Prishtinës do të bëhet inaugurimi i shtatores së ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu.

“Shtatorja e Fadil Vokrrit do të inaugurohet të premten me 23 korrik”, ka thënë Salihu.

Ai gjithashtu tregoi se menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

“Do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore menjëherë pas ceremonisë. Do të përballen edhe veteranet e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe skuadra e Prishtinës 1991 dhe Llapi”, ka thënë Salihu.