Mbrojtësi Hajdin Salihu e ka shënuar golin e tretë në elitën ukrainase të futbollit.
Salihu shënoi me asistim të Muharrem Jasharit për të barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen LNZ Cherkasy – Zorya Luhansk.
Ndeshja që është ende duke u zhvilluar i takon xhiros së 29-të të kampionatit ukrainas. Jashari e Salihu janë lojtarë të rëndësishëm të Cherkasyt.







