Salihu: Albini i paska ofru Vuçiqit hartimin e Asociacionit, dikur thoshte se vetëm një serbofil mund ta pranojë

Politologu, Fitim Salihu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi i ky i fundit bëri një postim të çuditshëm në Twitter. Në postimin e tij në Twitter, Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë Vuçiq e kishte refuzuar një propozim të tij për Asociacionin.

“A është ai Dr. No apo Z. Nyet?” – pyet ironikisht në postim z. Kurti.

Salihu në replikën ndaj kreut të Qeverisë në Twitter ka thënë se Kurti i ka ofruar Vuçiqit një “Zajednicë” të cilën ka shprehur dëshirën ta themelojë.

Ai ka kujtuar kohën kur Kurti deklaronte se “vetëm një serbofil mund ta pranojë Zajednicën”

“E, tash? Dr Po apo zoti Da?” – tha Salihu.

“Albini sot ia paska ofru Vuçiqit “Një Asociaicon që do ta hartoj” (“një Zajednicë qe do ta hartoj une”). Dikur thoshte se vetëm një serbofil mund ta pranojë Zajednicën. E, tash? Dr Po apo zoti Da?” – ka shkruar Salihu.