16 vjeçarja nga Peja, Mrika Nikqi bashkë me babain e saj Arianitin, kanë arritur të ngjiten në “Kulmin e Botës”.

Për ngjitjen e tyre në Everest, ata i ka uruar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur këtë një arritje të jashtëzakonshme dhe që e bënë krenar çdo shqiptar.

“Mrika Nikqit, rekordmenes 16 vjeçare nga Peja që së bashku me të atin Aranitin u ngjitën në lartësinë më të madhe të planetit në Everest, një urim shumë të përzemërt dhe nderim të veçantë për këtë arritje të jashtëzakonshme që bënë krenare çdo shqiptar”, ka shkruar Berisha në Facebook.