Sali Berisha: Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sërish mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i zhdukur prej javësh.

Në një postim në rrjete sociale Kryetari i PD-së ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital për çështjen Martinaj sipas të cilit para se të zhdukej i shkumërkuari ka qenë i strehuar te një vajzë që punon në bashki.

Postimi i Berishës:

“Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit!Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijakProkuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksajPse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e funditApo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin” , shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt policia do japë përgjigje për fatin e Martinajt kurse kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kreu i qeverisë e di se çfarë ka ndodhur me “mbretin” e lojërave të fatit”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kanbë deklaruar disa ditë më parë se për zhdukjen e Martinajt policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova. “Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa patur prova. Vazhdon procesi”, tha Çuçi në një komunikim shkurt për gazetarët.