Sali Berisha kujton Rugovën, fajëson Edi Ramën që s’po i vendosë shtatoren në Tiranë

Sali Berisha ka kujtuar figurën e ish-presidentit Rugova. Berisha ka thene se Rugova është njëra nga figurat më të shquara shqiptare në histori. Ish-kryeministri shqiptar ka fajësuar Edi Ramën për mosvendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.

“Te dashur miq, si sot 15 vite me pare familja, miqte nga mbare bota, bashkepuntoret e tij, qytetaret e Kosoves dhe mbare kombi shqiptar i dha lumtumiren e fundit njerit prej personaliteteve me te shquara te historise kombetare, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te Kosoves se lire e te pavarur,
Presidentit Ibrahim Rugava.

Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme
te Presidentit te ndjere, Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirine e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone.

Sot pas 15 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit, ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te gjashtin vit me radhe vendosjen e shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugoves ne Tirane duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat dhe panteonin e lirise se shqiptareve.
Nderim perjete kujtimit dhe vepres se pavdekshme te presidentit Dr Ibrahim Rugova” shkruan Berisha në njoftim.