Mohamed Salah kërkon të fitojë tituj me Liverpoolin para sukseve individuale, teksa “The Reds” synojnë këtë sezon të triumfojnë në Premier League.

Sulmuesi egjiptian kaloi nëpër një formë të mrekullueshme gjatë sezonit të kaluar, derisa shënoi 44 gola të cilët në fund nuk i sollën asnjë trofe skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, me Liverpoolin që u mposht në finalen e Champions Leagues me rezultat 3-1.

Liverpooli nesër në “Anfield” pret Evertonin në derbin e “Merseyside”, gjersa Salah ka nevojë për dy gola në këtë takim për t’u bërë futbollisti që ka shënuar më së shumti gola pas 50 paraqitjeve të para të tij për “The Reds”.

Megjithatë këto arritje janë në plan të dytë për ish lojtarin e Romës, që parësore ka titujt ekipor.

“Objektivi im gjatë sezonit të kaluar nuk ka qenë vetëm thyerja e rekordit për golashënuesin më të mirë në Premier Leauge, por të fitojë diçka edhe me klubin. Ishim shumë afër në finalen ndaj Real Madridit por na duhet ta pranojmë rezultatin. E njëjta gjë vlen edhe për këtë sezon. Do të ishte diçka e madhe për ne futbollistët dhe për klubin, është gjithashtu ëndërr e qytetit dhe e tifozëve. Mendoj se këtë sezon do të arrijmë diçka”, theksoi Salah.

Liverpooli këtë stinor nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në Premier Leauge pavarësisht se janë zhvilluar 13 xhiro, ndërsa klubi nga “Anfield” nuk fiton trofe që nga viti 2012.