Problemet e futbollit

Salah komenton racizmin në futboll, “digjet” në “Twitter”

Racizmi në futboll është tema kryesore që po diskutohet gjatë javëve të fundit.

Fillimisht, ishin fyerjet raciste që u dëgjuan në ndeshjen Chelsea – Manchester City, të cilat ishin të adresuara për Raheem Sterling.

Së fundmi, në derbin e zhvilluar ndërmjet Inter – Napoli, ishte Kalidou Koulibaly ai që ishte viktima e koreve raciste.

Për këtë të fundit, një reagim pati edhe nga Mohamed Salah, i cili në “Twitter” bëri thirrje për largimin e racizmit.

“Racizmi nuk ka vend në futboll. Nuk ka vend për racizmin askund” ishin fjalët e egjiptianit, shkruan lajmi.net.

Por, ishte reagimi i “Jamie” ai i cili morri vëmendje të madhe nga ndjekësit e “Twitter”.

“A nuk refuzove ti që t’ia zgjatësh dorën lojtarëve të Maccabi Tel Aviv, kur luaje me Basel?” ishte replika e tij.

Megjithatë, duhet që të gjithë të përcjellim mesazhin e Mo Salah, në mënyrë që bota të ndaloj së “gjykuari”.