‘Reds’ fituan 1:0 skuadrën e Brentfordit.
Kjo është fitorja e tyre e gjashtë me radhë në Premier Ligë.
Golin e vetëm e shënoi ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili kaloi Liverpoolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 13’ të ndeshjes. Ky ishte goli i 19 për yllin e Liverpoolit.
Ndeshja më pas vijoi me raste të tjera nga skuadra vendasve, por që nuk u konkretizuan në fund.
Brentfordi në anën tjetër nuk ishin të rrezikshëm për skuadrën e ‘Reds’. Me këtë fitore Liverpooli ndodhen në vendin e pestë me 62 pikë.
Brentfordi pozicionohen në vendin e nëntë me 50 pikë gjithsej.







