I kalojnë lëndimet

Salah dhe Van Dijk rikthehen në stërvitje te Liverpooli

Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk janë paraqitur në seancën stërvitore të Liverpoolit, të mbajtur gjatë ditës së djeshme.

“The Reds” kanë marrë lajme pozitive në prag të ndeshjes ndaj Huddersfieldit që zhvillohet të shtunën, teksa Salah dhe Van Dijk kanë lënë pas lëndimet e pësuara në kombëtaret respektive.

Gjithashtu edhe mesfushori anglez James Milner është rikuperuar plotësisht prej dëmtimit, ndërsa Mane dhe Keita nuk do të jenë të gatshëm.

“Ne do të tentojmë t’i kemi të gatshëm të gjithë për fundjavën, por duket se me dy prej tyre nuk do të ia dalim”, u shpreh Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri gjerman tregoi edhe për gjendjen aktuale të Llallanas, derisa tha se nuk e di ende se kur do të jetë i gatshëm për lojë.