Salah dëshironte t’i bashkohej Liverpoolit që nga viti 2012

Mohamed Salah ka synuar një transferim te Liverpooli prej vitit 2012, kur u transferua te Baseli nga Egjipti.

Salah kaloi te Liverpooli nga Roma verën e kaluar për 50 milionë euro duke pasur një sezon të jashtëzakonshëm te “The Reds” me 44 gola të realizuar.

“Ishte kur unë u largova nga Egjipti për t’u transferuar te Baseli, kisha një plan në mendjen time se një ditë do të luaja për Liverpoolin. Kishim negociata edhe më parë por nuk funksionoi për asnjërën palë. Kur kishte interesim vitin e kaluar, mezi prisja të vija te Liverpooli”, tha Salah për faqen zyrtare të klubit.

26 vjeçari e përshkruajti si të mrekullueshme ndjenjën e të luajturit në “Anfield Road” ndërsa shtoi se dashuria e tifozëve i shtyjnë futbollistët të japin më të mirën.

Salah ndër të tjerash zbuloi se shokun më të mirë te Liverpooli e ka mbrojtësin kroat, Dejan Lovren.

“E kam takuar Lovrenin në javët e para të mija në “Melwood”, por gjatë kampeve në Dubai dhe Marbella filluam të shoqërohemi më shumë. Tashmë ne tallemi me njëri-tjetrin, ai është shok i ngushtë i imi. Kur poston foto me mua në rrjetet sociale, i them se po e bëjë të famshëm edhe në Egjipt”, tregoi ylli egjiptian.

Përkundër një startit të ngadaltë këtë edicion, Salah ka shënuar 7 gola në 14 paraqitje me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet.