Eris Abedini kishte këmëngulur që të vinte te Kombëtarja U-21 e Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë, pavarësisht se pas rikthimit në Zvicër do t’i duhet që të karantinohet për 10 ditë

Kosova U-21 të premtën do të luajë me Anglinë U-21 në stadiumin Fadil Vokrri, në një ndeshje e cila pritet të jetë shumë e vështrë për të përzgjedhurit e Rafet Prekazit.

Eris Abedini, futbollisti i Luganos ka bërë të ditur se pas ndeshjes me Anglinë, pasi të rikthehet në Zvicër do t’i duhet që të karantinhohet për 10 ditë.

Por, kjo gjë nuk e brengos fare yllin kosovar, i cili edhe nuk do të paguhet fare, derisa një gjë të tillë e ka bërë vetëm për dashurinë që ka për shtetin e tij.

“Do të karantinohem për 10 ditë, dhe nuk do paguhem fare. Por e kam bërë këtë për dashurinë që kam për shtetin tim, për këtë kombëtare. Sa herë e veshi fanellën ndjejë emocion që nuk mund ta përshkruajë,” ka thënë Abedini për GazetaBlic Sport.