Sahiti: Loja Kosovë-Rumani nuk shtyhet

Mediat në Rumani po raportojnë se për shkak të fushës jo të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja mund të shtyhet.

Megjithatë, Gazeta Express ka kontaktuar me drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahiti, i cili tha se ndeshja do të zhvillohet sipas orarit.

Kosova përballet me Rumaninë sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” të mos jetë në gjendjen më të mirë të mundshme.