Sahiti: Kishim nevojë për këtë fitore, ka qenë një vit i vështirë

Kosova i ka dhënë fund në Nations League me fitore në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Moldavinë.

Kjo është fitorja e parë e Dardanëve pas 10 ndeshjeve pa fitore.

Pas ndeshjes, ka folur ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti.

“Fitore shumë e rëndësishme, pas një viti jo të mirë, një viti të vështirë, por në fund qëndruam në grup”.

“Ata nuk kishin çfarë të humbasin, kanë luftuar për të siguruar qëndrimin në grup, që ne e sigurim, janë mundu me rreziku në gjitha mënyrat, por ne u mbajtëm mirë. Tri ndeshje për një javë ka qenë e vështirë për lojtarët, por jemi të lumtur me ta”.

“Kishim shanse për golin e dytë, nuk i shfrytëzuam dhe më pas u vështirësuan gjërat, sidomos pas kartonit të kuq, por ky është futbolli”.

“Sot s’kemi qenë komod të luajmë futboll, sepse kemi pasur një kundërshtar që di të mbrojtësit shumë mirë. Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë, në letër kemi qenë favorit, por kundërshtari na krijoi vështirësi”.

 “Fitore shumë e rëndësishme pas 10 ndeshjeve pa fitore, ka qenë një vit i vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, kemi pasur mungesa etj, urojmë të kalojë dhe të fillojmë me ritme më të mira”.