Sahatqija: LDK e kreu të veten, send borxh nuk iu ka, LVV le të afron edhe deputetët tjerë si Reshitajn e shtatë zv.ministrat

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija ka thënë se nuk duhet të bije e gjithë barra në deputetët e LDK-së.

Sahatqija në Twitter, shkruan se Lëvizja Vetëvendosje duhet të ofrojë afër vetes edhe deputet të tjerë.

“Krejt barra në tre deputet të LDK-së??? Ka plot deputet tjerë Kuvendi. LDK e ka kry të veten. LVV le ti përvjelë mëngët e t’i afron deputet tjerë. Sikur qe afruan Arbenën, Ademin, 7 zv.Ministra, le të vazhdojnë vet se LDK send borxh s’ju ka. Boll me ankesa e fajësime, tash veç  punë”, shkruan Sahatqiju.

Ajo këtë e shkroi si përgjigje ndaj kryetarit të Institutit EPIK, Demush Shasha i cili tha se “Shtetit i duhen 3 vota për të mos hi në zgjedhje të reja. 3 vota për të mos të hi edhe në një krizë politike. E Agimi, Dulla dhe Dritoni janë tu nejt aty për pikë qejfi”.