Sahatqija flet për përballjet me Daçiqin, dërgimin e verës së Kosovës në New York e deri tek thirrja në KQZ

Ish- konsullja e përgjithshme e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, ka rrëfyer përvojën e saj në krye të Konsullatës Kosovare për katër vjet.

Ajo shpalosi përvojën diplomatike e sidomos paraqitjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me seli po në New York ku në seanca në mënyrë periodike flitet për gjendjen Kosovën nën dritë-hijet e Rezolutës 1244.

Sahatqija tregoi për përballjet që i kishin në seanca me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, që shërbeu në këtë post në katër vitet e fundit.

Në një moment Sahatqija rrëfen sesi kishte thirrur kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka për t’i kërkuar të dhëna se sa serbë kishin votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.