Sadiku: Deri tani situata nën kontroll, bën thirrje që të paraqiteni vetëm nëse keni këto simptoma

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se gjendja në Kosovë sa i përket luftës ndaj virusit Covid-19 është e mirë. Kjo për shkak të përgatitjes me kohë dhe marrjes së masave.

‘’Shifrat tregojnë që nuk kemi numër të madh të rastve. Rastet e djeshme është një shenjë që ne po bëjmë hulumtim në terren dhe që nuk po presim të na vjnë në klinika. Kontaktet që kanë pasur familajrët që kanë ardhur nga jashtë’’, thotë ai.

‘’Nëse keni simptoma me probleme në frymëmarrje raportohuni. Ndryshe vazhdoni me terapi të lehta nëse nuk keni simptoma të rënda. Rastet e kontaktit nuk i hulumtojnë të gjitha shtetet. Masat e marra deri tash tregojnë se po shkon mirë menaxhimi. Po bëjmë përpjekje për me siguru pajisje për stafin tonë’’, shton ai.

‘’Kemi porostitë 7 mijë teste të reja dhe pritet të ketë testime më të shpeshta. Po bëjmë përpjekje maksimale për luftim pandemie’’