Legjenda e Milanit

Sacchi thotë se Gattuso i ka rikthyer shpirtin dhe dinjitetin Milanit

Milani e ka bërë shprehi mos dorëzimin deri në minutat e fundit ku ka arritur të shënojë edhe golat e fitores, dhe legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi ia ka atribuar trajnerit Gattuso këtë sukses.

Gattuso u emërua trajner i Milanit në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa i siguroi “Rosonerëve” kualifikimin në Europa League në sezonin e tij të parë.

Pavarësisht se e ardhmja e Gattusos është vënë vazhdimisht në dyshim, Sacchi mendon se 40 vjeçari ka shumë merita në rindërtimin e klubit 18 herë kampionë të Italisë.

“Gattuso është një fenomen, ai i ka rikthyer shpirtin Milanit. Skuadra gjithashtu luan futboll të bukur nën drejtimin e tij. Elementi i vetëm që iu mungon atyre është presioni dhe shpejtësia. Rino është një person i tillë që mund të japë jetën për futbollin dhe futbollistët e tij. Gattuso e ka riparuar dinjitetin e një skuadre që e kishte humbur atë, futbollistët i ka bërë ta kuptojnë se çfarë do të thotë të luash për Milanin”, deklaroi Sacchi.

Ish trajneri i Milanit ka këshilluar të mos luhet me frikë përballë Juventusit në derbin e së dielës, pavarësisht mungesave që peshojnë shumë te skuadra e Gattusos