Sa pikë i fitoi Kosova nga fitorja kundër Gjibraltarit?

Kosova arriti të sigurojë fitore me rezultat 1-0 kundër Gjibraltarit dje në “Fadil Vokrri”, mirëpo për shkak të rëndësisë së vogël të kësaj miqësoreje. “Dardanët” u shpërblyen me 2.58 pikë për këtë fitore.

Për momentin, Gjibraltari radhitet në vendin e 197-të në ranglistën e FIFA-s, me 889 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 119-ta, me 1164 pikë të grumbulluara deri më tani.

Kjo ishte hera e parë në disa ndeshje radhazi që Kosova rrezikoi të humbasë pikë në rast barazimi, pasi që ndeshjet e kaluara Kosova fitoi pikë edhe nga barazimet për shkak se kundërshtarët ishin të radhitur më mirë sesa Dardanët në listën e FIFA-s.

Sipas rregullave të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R – Rëndësia e ndeshjes

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve
R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve
R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës
R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale
R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale
R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale
R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale
W – Rezultati i ndeshjes

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0
We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 120-të.

loading…