Sa i pafat futbollisti i Kosovës, dështoi të shënonte nga rreth tri metra në Ligue 1

Elbasan Rashani, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka regjistruar edhe një tjetër 90 minutësh për skuadrën e tij në Ligue 1, Clermont.

Rashani është aktivizuar në barazimin pa gola 0:0 në udhëtim te Lille në kuadër të 21-të kampionale, shkruan Demokracia.com.

29-vjeçari ka mundur lehtë të kalonte skuadrën e tij në avantazh në minutën e 60-të të përballjes.

Rashani u gjend mirë në zonë përballë me portierin kundërshtarë, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë nga rreth tri metra.

“Gardiani” vendas fillimisht priti një goditje nga një bashkëlojtar i Rashanit, me topin që iu kthye këtij të fundit, megjithatë numri një i portës vendase intervenoi mirë në tentimin e dytë për ta shmangur golin e disavantazhit.

Mëposhtë mund të shihni pamjet e këtij momenti.