Në fushë është i fortë dhe i vendosur, por jashtë saj është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe arrogant.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, i cili ka zgjedhur të ironizojë me skuadrën tjetër katalane, Espanyolin, por edhe klubin e Real Madridit.
“Në llogarinë time bankare, ka më shumë para sesa bilanci vjetor i skuadrës së Espanyolit. Pra më shumë se 57 milionë euro”, tha Pique, kur u pyet në lidhje me derbin e kësaj jave ndaj skuadrës tjetër të rajonit të Katalunjës.
Më pas mbrojtësi i Barçës u ngacmua për marrëdhëniet intime me bashkëshorten e tij, Shakira, ndërsa pyetja ishte shumë e drejtpërdrejtë.
“Sa herë seks kam bërë këtë muaj? Vlejnë edhe ato në “Santiago Bernabeu?”, u përgjigj me ironi Pique, duke risjellë në kujtesë dy fitoret radhazi të Barçës ndaj Realit, në Kupën e Mbretit dhe në kampionat.







