Kryetari i Junikut, Ruzhi Shehu, ka vazhduar edhe sot aktivitetet e tij në terren me bashkëpunëtorët.

“Sot, bashkë me ekipin tim, kemi qenë në terren për të mbikëqyrur nga afër vazhdimin e punimeve në ndërtimin e Unazës së qytetit – një projekt kyç për infrastrukturën dhe zhvillimin urban të Junikut”, ka shkruar Shehu.

Sipas tij, me këtë projekt po ndërtohet edhe rruga e lagjes Shkëlzen Gacaferi, e cila po lidhet me unazën.

“Kjo do të sjellë lehtësim të qarkullimit, qasje më të mirë për banorët dhe një hap më afër një Juniku të planifikuar me standarde moderne. Kjo është rruga që kemi zgjedhur: jo fjalë, por punë. Jo premtime, por rezultate. Sot – Unaza. Nesër – Sheshi i qytetit. Dhe çdo ditë, një hap më afër vizionit tonë: Junikun Përtej”, ka shkruar Shehu.

Shehu është kandidat edhe për një mandat në krye të Junikut. /Ballkani.info/