Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka marrë pjesë sonte në festimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Shehu përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar zonjën Anu Prattipati, zëvendës ambasadoren amerikane për ftesën e bërë.
Postimi i plotë:
Zoti e bekoftë Amerikën! 🇺🇸
God Bless America!
Me ftesë të së Ngarkuarës me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, znj. Anu Prattipati, pata nderin të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.
Me këtë rast, takova miq dhe zyrtarë amerikanë, të cilëve u shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës. 🇽🇰🤝🇺🇸







