Një gjykatë ushtarake ruse ka dënuar Dmitry Shtiblikov, banor i Sevastopolit, një qytet në Krime, me 19.5 vjet burg për tradhti. Oficeri rus Aleksandër Obloga u dënua me 13 vjet burg së bashku me të, raporton agjencia shtetërore ruse Tass.
“Gjykata i shpalli fajtorë banorët e Sevastopolit Dmitry Shtiblikov dhe Alexander Ologa sipas nenit 275 të Kodit Penal të Federatës Ruse (tradhti e lartë). Shtiblikov u dënua me 19 vjet e gjashtë dhe me gjobë prej 200 mijë rublash, si dhe heqje të gradës ushtarake, kurse Obloga me 13 vjet burg”, thuhet në deklaratën zyrtare. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Një burim anonim i tha Tass se të dy u shpallën fajtorë për bashkëpunim me shërbimet speciale ukrainase.







