Rusia pretendon se ka vaksinuar mbi 7 milionë qytetarë me dy doza të vaksinës

Rusia ka vaksinuar 12.1 milionë banorë kundër koronavirusit, ku 7.7 milionë prej tyre kanë marrë të dy dozat, njofton zëvendëskryeministrja Tatiana Golikova.

Golikova ka deklaruar për televizioni shtetëror rus se ekziston rreziku që numri i rasteve pozitive me koronavirus të rritet.

Ndërkohë Rusia ka regjistruar 8.053 raste të reja me koronavirus të martën, duke përfshirë Moskën me 2.098. Që nga fillimi i pandemisë, në Rusi janë regjistruar 4.799 milionë raste me koronavirus. Vaksina e përdorur nga shteti rus është Sputnik V.