Rusia pezullohet për 4 vjet nga të gjitha sportet e mëdha botërore

Rusia është pezulluar për katër vjet nga të gjitha ngjarjet e mëdha sportive nga Agjencia Botërore Anti-Doping.

Kjo nënkupton se flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen në ngjarjet e mëdha si Lojërat Olimpike Verore “Tokyo 2020” dhe Kupa e Botës në futboll “Katar 2022”.

Megjithatë, atletët rusë të cilët mund të dëshmojnë se nuk janë të përfshirë në skandalin e dopingut, do të lejohen të garojnë nën një flamur neutral.