Rusia përmes proceseve të montuara politike vazhdon presionin kundër tatarëve të Krimes

Lideri i tatarëve të Krimesë, Refat Chubarov

Rusia përmes gjykatave të saja të instaluara në Krime, ka filluar një proces gjyqësor kundër politikanit dhe liderit të tatarëve të Krimesë, Refat Chubarov.

Gjykimi kundër Chubarov, nën akuzën  për organizim të trazirave në Krime është duke u zhvilluar në mungesë. Avokati i Chubarov kërkon që procesi kundër klientit të tij të mbyllet dhe ai të shpallet i pafajshëm, pasi që ai ka arritur të siguroj dy here me shumë prova sesa prokuroria.

Rusia edhe para gjykimit kishte tentuar ta arrestonte Chubarovin. Në nëntor të vitit 2015, Rusia kishte dështuar që Refat Chubarovin ta vendoste në listën e ndalimit të Interpolit.

Në vitin 2017, Gjykata e Lartë e Krimesë kishte dënuar me tetë vite burg bashkëpunëtorin e Chubarov, Akhtem Chiygoz.

Refat Chubarov si udhëheqës i tatarëve të Krimesë, deri në legjislaturën e kaluar i kishte përfaqësuar ata në Parlamentin e Ukrainës.

Refat Chubarov nuk ishte pajtuar me aneksimin e Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.  Kundër aneksimit të Krimesë ishin edhe shumica e tatarëve etnik, ndaj të cilëve Rusia në të kaluarën kishte ushtruar gjenocid.

Në vitin 1944, Stalini kishte dhënë urdhër që të gjithë tatarët e Krimesë të dëboheshin dhe të internoheshin në Azinë Qendrore, kryesisht në Uzbekistan. Dëbimi ishte bërë përmes trenave dhe si pasoj e dhunës dhe kushteve të vështira gjatë rrugës dhe pas vendosjes në zona të shkreta të Azisë Qendrore, tatarët kishin humbur nga 18 deri në 46% të popullatës.

Foto nga depërtimi i tatarëve të Krimesë

Pas vitit 1969 një pjesë e vogël e tatarëve ishin lejuar të ktheheshin në Krime, por shpërngulja ka ndikuar që tatarët më të mos jenë më shumicë në Krime, siç kishin qenë para dëbimit të vitit 1944.