Rusia nis sërish bombardimet, Kievi zgjohet nga sirenat e sulmeve ajrore

Shpërthime janë dëgjuar në Kiev herët të hënën në mëngjes, sipas ekipeve të CNN në kryeqytetin ukrainas.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin, tha Administrata Shtetërore Rajonale e Kievit në Telegram.

Sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë brenda në strehimore dhe vende të tjera të sigurta, shtoi administrata.

Sulmi vjen një jave ndërprerjesh të energjisë elektrike në kryeqytet dhe pjesë të tjera të Ukrainës, të shkaktuara nga sulmet bombardimet në infrastrukturën energjetike të vendit.