OKB

Rusia i inicion Serbisë seancë në OKB për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Perëndimi u përgjigjet me: ‘’Kot do të vini’’

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka bërë të ditur se një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po planifikohet në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, për të vënë në pah sipas tyre këtë ‘’si një veprim të paligjshëm’’.

Për këtë, Daçiq thotë se u informua nga homologu i tij rus, Sergej Lavrov, ndërsa i ka theksuar se Rusia inicioi një sesion të tillë, dhe Serbia është në përgatitje e sipër për të.

“Ne nuk do të shkojmë atje me asnjë qëllim për të arbitruar në marrëdhëniet e fuqive të mëdha, por për të folur për bombardimet, agresionin, problemet tona, veprimet e paligjshme që minuan sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe civilët që vuajtën”, ka deklaruar Daçiq.

Megjithatë, ai përmendi nga ana tjetër, se ka zëra me njoftime nga vendet perëndimore me mesazhin – “Kot do të vini”, duke lënë të kuptohet se seanca ndoshta nuk do të zhvillohet, citon kosovo-online.

Teksa po Daçiq ka falënderuar gjithashtu Lavrovin për qëndrimin e vendosur dhe parimor të Rusisë ndaj Kosovës.

”Për ne kjo është me rëndësi jetike, të dimë se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kemi një votë të besueshme që gjithmonë do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe për çështjen e integritetit territorial të Serbisë”.

VIDEO BONUS: