Një bloger i njohur rus është dënuar me gati tre vite burgim për dëmtimin e një makine që i përkiste shërbimeve të sigurisë (FSB) gjatë protestave antiqeveritare në janar të këtij viti.

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë në mbi 100 qytete në të gjithë Rusinë më 23 janar 2021, për të kërkuar lirimin e kritikut të Putinit, Alexei Navalny. Konstantin Lakeyev, 18 vjeç, u akuzua se ishte pjesë e një grupi demonstruesish të Moskës që dëmtuan një Toyota Camry në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), fillimisht duke hedhur topa bore në të dhe më pas duke e shqelmuar.

Gjykata e qarkut Tverskoy në Moskë e shpalli Lakeyev fajtor për dëmtim të pronës të mërkurën dhe e dënoi atë me dy vjet e tetë muaj burgim, përkundër që nuk u vërtetua asnjëherë se Lakeyev ishte ai që goditi veturën e FSB-së me shqelma. Blogeri gjithashtu u urdhërua të paguante një gjobë prej 5 mijë dollarëve për shtetin.

Lakeyev, i njohur si Kostya Kievsky në TikTok, ka mbi 800 mijë abonentë në platformën e ndarjes së videove që ka fituar popullaritet mes të rinjve rusë vitet e fundit. Menjëherë pas arrestimit të tij në janar, Komiteti Hetues i Rusisë publikoi një video në të cilën shihet Lakeyev duke pranuar se kishte hedhur topa bore në makinën e skuadrës së FSB-së dhe duke kërkuar falje. “Më vjen shumë keq dhe kërkoj falje. Kërkoj falje nga të gjithë të prekurit nga kjo: nëpunës civilë, punonjës policie”, tha ai. Nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Rusi, kjo kërkim falje e bllogerit u pa si pasojë e një presoni dhe torture që ia bën hetuesit gjatë marrjes në pyetje.

Në fillim të këtij viti, aplikacioni TikTok u shfaq si një platformë e papritur për mospajtim, ndërsa të rinjtë rusë u dyndën atje për të postuar duke publikuar video në mbështetje të Navalny. Putinin e nervozoi kjo platformë në internet që s’po arrinte ta kontrollonte dhe gjërat nisën t’i dilnin nga kontrolli. Më pas, për ta shfryrë mllefin e Putinit, Gjykata gjobiti TikTok me 2.5 milionë rubla (30 mijë dollarë). /Ballkani.info/