Autoritetet ruse kanë vazhduar censurimin për raportimin në lidhje me jetën e presidentit rus, Vladimir Putin dhe miqve të tij.
Së fundi mbikëqyrja shtetërore e medias ruse “Roskomnadzor” ka detyruar disa media që t’i fshijnë lajmet për mbulimin e raporteve hulumtuese në lidhje mbi vajzën jashtëmartesore të Vladimir Putinit dhe gruan e dytë të liderit autoritar çeçen, Ramazan Kadyrov.
Mbikëqyrja shtetërore e medias njoftoi transmetuesin e pavarur “Dozhd” se duhet t’i fshijë 30 artikuj dhe video bazuar në raportimin hulumtuese.
“Dozhd” në një deklaratë për media bëri të ditur se materiali i saj i fshirë përfshinte raportimin për asetet dhe pronat e zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe lidhjet e tyre me figura të errëta – përveç vajzës jashtëmartesore të Putinit dhe gruas së dytë të supozuar të Kadyrov.
Po ashtu faqja e lajmeve Znak.com tha se mori 15 paralajmërime nga Roskomnadzor për t’i fshirë materialet e bazuar në raportimin e gazetës “Dozhd”.
Media e biznesit “Bell” mori 10 paralajmërime të tilla, tha kryeredaktori i saj.
Media të tjera ruse që morën njoftime të ngjashme për të fshirë materialet e bazuara përfshijnë Meduza dhe The Village.
Ndihmësi i ngushtë i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, Leonid Volkov, kritikoi fshirjet si një akt censurimi retroaktiv dhe “orëellian”.
“Censorët e vendosin Meduzën dhe botimet e tjera përpara një zgjedhjeje: bllokimi në Rusi tani ose pak më vonë duke iu nënshtruar në mënyrë të turpshme kërkesave të censurës ilegale”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram nga mërgimi.
Putini përmes një ligji që ka miratuar, mediat që nuk i përshtatëm politikës së tij autoritare, i fut në agjent të huaj.
Shumë media janë detyruar të mbyllen për shkak të këtij ligji, pasi nuk kanë arritur të mbijetojnë, për shkak të varësisë nga fondet e huaja. /Ballkani.info/







