Rusia dërgon armë të fuqishme në Serbi, e Qeveria e Kosovës po dëshiron t’ia rikthehej tregun 500 milionësh

Pjesa e parë e sistemit të mbrojtjes ajrore Pancir S1 e Rusisë iu dorëzua ushtrisë serbe të shtunën, konfirmoi Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

Sistemi mbrojtës ajror S1 u dorëzua nga aeroplanët rus të transportit.

Vulin theksoi se me blerjen e armëve mbrojtëse, “i vetmi i këtij lloji në rajon”, raporton media e njohur kroate, index.hr.

Serbia vazhdon të forcojë fuqinë e saj të mbrojtjes dhe të rrisë potencialin e frenimit, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Marrëveshja midis Serbisë dhe Rusisë për blerjen e një e sistemit mbrojtës Pantsir S1, e përbërë nga gjashtë sisteme individuale, u përfundua vitin e kaluar, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, pushteti i ri në Kosovë, koalicioni qeverisës LVV-LDK janë zotuar që Serbisë t’ia heqin taksën 100%, taksë kjo që Serbisë ia lë mangut 500 milionë euro në vit.

Se paratë e fituara nga Kosovë Serbia i shfrytëzon për të blerë armatim nga Rusia e Kina, e ka thënë edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.

“Serbia po blen armë në Moskë. Ato armë janë për qëllim të luftëra dhe kushtojnë shumë pare dhe me këtë po i bie që Serbia po i merr paratë e taksapaguesve dhe po hap vende të reja në Moskë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/