Rusia arreston më shumë se 40 tatarë të Krimesë të cilët po kërkonin lirimin e bashkëkombësve të arrestuar nga FSB-ja ruse

Më shumë se dyzetë tatarë të Krimesë janë arrestuar nga Shërbimi Inteligjent i Rusisë-FSB, në Krime të Ukrainës, rajon ky i cili është okupuar nga Rusia në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë është nën kontrollin e Rusisë.

Personat e arrestuar ishin grumbulluar para objektit të FSB-së në Simferopol, për të mbështetur pesë bashkëkombësit e tyre të arrestuar nga FSB-ja ruse. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy gazetarë të `Solidariteti i Kimesë` dhe ` Grani.ru`.

Në grupin e parë prej pesë të arrestuarve ishte edhe politikani, shkencëtari dhe gazetari i mirënjohur tatar, Nariman Dzhelyal.

Dzhelyal ishte nënkryetarë i  organizatës `Mejlis Nariman Jelyal`, organizatë e cila i përfaqësonte tatarët e Krimesë.

Për shkak të kritikave ndaj Rusisë, organizatës `Mejlis Nariman Jelyal` i ishte  ndaluar aktiviteti, duke e cilësuar si organizatë ekstremiste.

Ka qenë e pritur që Rusia përmes shërbimeve të saja inteligjente do të fillonte arrestimin e liderët e tatarëve të Krimes, duke i inkriminuar për vepra të cilat nuk i kanë kryer.

Liderët e tatarëve të Krimesë kishin dalë hapur kundër okupimit të Krimesë nga Rusia, andaj kjo edhe është arsyeja kryesore që FSB kishte arrestuar pesë aktivistët tatarë dhe mbi dyzetë protestuesit që kishin dalë të mbështetnin bashkëkombësit e tyre.

Tatarët për shkak të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, historikisht nuk kishin pasur raporte të mira me Rusinë. Në vitin 1944 Stalini kishte urdhëruar deportimin me dhunë të më shumë se 200 mijë tatarëve të Krimesë, duke i dërguar në zonat e thella të Uzbekistanit. Kjo kishte ndikuar që numri i tyre të zvogëlohet dukshëm dhe tani ata përbëjnë vetëm rreth 12% të popullatës së përgjithshme të Krimesë.