Euro 2024

Rumunët të zhgënjyer, nuk e mbushin as gjysmën e stadiumit për ndeshjen me Kosovën

Stadiumi “Arena Nationala” ku do të zhvillohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka kapacitet prej afër 54 mijë shikues.

Por për ndeshjen e sotme që është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”, nuk janë shitur edhe aq shumë bileta.

Sipas Gsp.ro deri më tani janë shitur 27 mijë bileta, pasi interesimi i tifozëve rumun është shumë i vogël për këtë përballje, pas barazimit të Rumanisë ndaj Izraelin (1-1).

Federata rumune po shpreson që deri para ndeshjes të shiten të paktën 30 mijë bileta.

Atmosfera nuk është aq e mirë në kampin rumun, pasi që pas duelit me Izraelin futbollistët e Rumanisë janë vërshëllyer në stadium nga tifozët e zhgënjyer, ndërsa edhe trajneri është sulmuar nga mediat.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues.